×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në moshë të re aktivisti i PDK’së, Burim Gashi

    Insajderi
    22 January 2024 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti i PDK-së Burim Gashi, ka ndërruar jetë në moshë të re. Dersia ishte në Kosovë për pushime, pas një semundje ka vdekur në Repartin e Intenzives Qendrore në QKUK.

    Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i PDK-së për Itali, Patriot Krasniqi, i cili ka thënë se i riu ishte nënkryetar i nëndegës së Firencës.

    I ndjeri jetonte në Itali dhe ishte për pushime në Kosovë.

    Postimi:

    Në Prishtinë, në QKUK, në Repartin e Intenzives Qendrore sot, ka ndrue jetë nënkryetari i Nëndegës së PDK- së, për Firenze të Degës në Itali, Burim Gashi.

    Burimi, në vendlindje ishte për festat e fundvitit dhe pas një smundje u shtrua për shërim së pari në Klinikën Infektive të QKUK – së, e më pas në Repartin e Intenzives Qendrore.

    Burimi, ishte një djal i qetë dhe shembull per shoqërin tonë, do të kujtojmë me mall Burim.

    Ngushëllime familjes atdhetare Gashi, bashkëshortes, vajzës e dy djemve të Burimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark