×
  • Showbiz
  • Show

    Vdes në moshën 26-vjeçare missi dhe modelja e njohur

    Insajderi
    03 August 2023 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miss Venezuela, Riana Viera ka ndërrruar jetë tragjikisht në një aksident automobilisik në Florida, SHBA.

    Riana do të merrte pjesë në konkursin e Miss Amerika Latine 2023 dhe Miss Bota 2023, por humbi jetën në një aksident me makinë në liqenin Nona, Florida.

    Vet nëna e saj konfirmoi se vajza e saj ishte duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.

    “Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur”, tha Ochoa për Telemundo. “E kanë ringjallur, por ajo pësoi atak në zemër. Kur do ta çonin në terapi intensive, ajo vdiq aty”, tha nëna e saj.

    Miss Venezuela po planifikonte një udhëtim në Punta Cana, Republika Domenikane, për të marrë pjesë në konkursin e njohur të bukurisë Miss America Latine 2023, dhe më vonë ajo po planifikonte të bënte debutimin e saj në një shfaqje mode në Nju Jork.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark