×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK pejani që këputi dorën në vendin e punës

    Insajderi
    06 December 2018 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SH.F nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra dy ditë më parë në vendin e punës në Pejë.

    Ai kishte këputur dorën, kurse gjatë ditës së djeshme i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

    “Mund tu konfirmojë që përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit, pacienti ka ndërruar jetë. Ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Intensive dhe gjendja e tij ka qenë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

    Policia gjatë ditës së martë kishte njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Zhuj Selmani”.

    “Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një  kompaninë, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Një nga makineritë ia ka këputur dorën”, thuhej në raportin 24-orësh.

    Ai fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Pejës, për tu dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark