×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vdes një 5-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

    Insajderi
    08 April 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur në Vushtrri, pasi dyshohet se është lënduar me armë zjarri.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku ka bërë të ditur se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.

    Zahiti ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë dhe një pistoletë.

    “Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësorë, ndërkohë nga autoritetet mjekësorë është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.” – ka bërë të ditur ai.

    Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.” – ka përfunduar Zahiti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark