×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes një burrë në Skenderaj, u mundua ta shuaj zjarrin në malin e tij

    Insajderi
    20 February 2024 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person ka vdekur në fshatin Rezallë të Skenderajt gjatë përpjekje për ta shuar një zjarr që kishte kapluar malin (pronë) e tij.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00.

    Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Fsh. Rezall, Skenderaj 19.02.2024-18:00.  Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.  Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj  zjarrin që  ishte duke u djegur një  fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij,  e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark