×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdes një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës

    Insajderi
    20 May 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka bërë të ditur se sot në Spitalin e Pejës ka vdekur një i burgosur.

    Viktima është 31-vjeçari me inicialet M.K.

    Ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe se nuk ka qenë më parë i sëmurë.

    “Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në komunikatën për media.

    Siç njofton SHKK, autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark