×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes një person në QKUK, policia po e heton rastin

    Insajderi
    12 October 2022 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është dërguar në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF) me urgjencë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku edhe ka ndërruar jetë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:40, në Podujevë.

    Tutje siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë I viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKMF dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark