×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vdes një person pasi u helmua në një fermë derrash në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    08 January 2024 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë helmuar në një fermë derrash në fshatin Amzabegovë të Sveti Nikollës. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, kurse tjetri është dërguar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

    Sipas informacioneve të para, punëtorët janë helmuar nga një materje kimike. Zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova, për agjencinë e lajmeve MIA ka konfirmuar rastin, kurse në fermën e derrave ekspertizë kanë bërë ekipe të Policisë së Sveti Nikollës, Prokurori Publik dhe inspektori sanitar.

    “Ngjarja në SPB – Shtip është denoncuar në orën 11.01, kurse ka ndodhur në 10.30. Në vendngjarje ka vdekur punëtori O.T i lindur më 1978, kurse S.J i lindur më 1971 është dërguar në Spitalin e Shkupit”, ka deklaruar Panajotova.

    Njoftohet se trupi i viktimës do të dorëzohet për autopsi, kurse më shumë informacione rreth kësaj tragjedie priten gjatë ditës së martës./KlanMacedonia

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark