×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdes një punëtor në Kamenicë pasi u rrëzua nga skelet

    Insajderi
    08 April 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 45-vjeçar ka ndërruar këtë të shtunë në Spitalin e Gjilanit, pasi dyshohet se kishte rënë nga skelet.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai tha se viktima ishte rrëzuar nga skelet gjatë punimeve në një vend-punishte në fshatin Koretin të Kamenicës.

    “Sot, me datën 08.04.2023 rreth orës 13:10 stacioni policor në Kamenicë, është njoftuar se në qendra emergjente të spitalit rajonal të Gjilanit është një person mashkull kosovar (viti i lindjes 1978) pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

    “Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit dhe sipas informatave preliminare viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në një vend-punishte në fshatit Koretin të komunës së Kamenicës është rrëzuar nga skelet duke pësuar lëndime rënda trupore, si pasoj e të cilave ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”.

    Tutje, ai ka bërë të ditur se janë duke hetuar rrethanat e rastit.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punë’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark