×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një ushtar i KFOR-it në Prishtinë

    Insajderi
    29 August 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ushtar hungarez i Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR) ka vdekur në Prishtinë të dielën, ka njoftuar KFOR-i.

    Vdekja e ushtarit nuk ndërlidhet me operacionet e KFOR-it në Kosovë.

    “Me zemër të rënduar njoftojmë se një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja ka ndërruar jetë dje në Prishtinë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.

    Aktualisht po bëhet njoftimi i të afërmve të ushtarit, ka bërë të ditur KFOR-i.

    “Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është me familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe me gjithë kontingjentin hungarez të dislokuar në Kosovë”, tha gjeneral-majori, Ferenc Kajari

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark