×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes persoi që u sulmua fizikisht javën e kaluar në Shtërpcë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Insajderi
    13 December 2023 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftur se personi i cili para disa ditësh ishte sulmuar fizikisht nga një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari për sulmin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.

    Rasti kishte ndodhur javën e kaluar në Shtërpcë.

    “Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në noftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark