×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes plaka që u bë e njohur në videon me Bajram Rexhepin – nëna e një dëshmori dhe një martiri   

    Insajderi
    14 May 2019 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sherife Syla, nëna e dëshmorit Kadri Syla, ka vdekur të hënën në moshën 79 vjeçe. Nëna Sherife, ishte bërë e njohur me videon e postuar në kanalin Youtube, duke e sharë ish-kryeministrin tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepi, raporton Insajderi.

    Rexhepi, gjatë një përvjetori të masakrës së Raçakut i shoqëruar nga ish-ministri, Fehmi Mujota, përkulët dhe e merr në ngryk, nënën e dëshmorit dhe të një martiri, e cila po ashtu ka humbur edhe bashkëshortin duke e ngushëlluar.

    “Bonu e fortë oj loke se e di çka ke përjetu, ishalla Zoti ua shpagun atyre që…”, i thotë Rexhepi nënës Sherife nga Shtimja.

    “Po valla na keni ba e na keni këqyr, falemineres, ja na keni q… nanën”, ia kthen ajo.

    Rexhepi, nuk përmbahet nga buzagazi.

    Nëna Sherife në luftën e fundit ka humbur dy djem dhe bashkëshortin. Ajo është varrosur të hënën në Shtime. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark