×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes psikiatri i QKUK-së

    Insajderi
    09 January 2024 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën Halit Ibrahimi mjek në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, shkruan Insajderi.

    OMK përmes njoftimit i ka shprehur ngushëllime familjes Ibrahimi dhe miqve.

    “Ndahet nga jeta Dr.Halit Ibrahimi, (14.04.1971-06.01.2024). Dr. Halit Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria. Dr. Ibrahimi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark