×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vdes shefi i inteligjencës ushtarake ruse

    Insajderi
    22 November 2018 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë, GRU, gjenerali Igor Korobov, vdiq në moshën 62-vjeçare, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

    Korobov, i cili mori postin në vitin 2016, thuhet se vdiq pas “një sëmundjeje serioze dhe të gjatë”.

    GRU, këtë vit, është lidhur me një sulm me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia.

    Sulmi ka ndodhur në muajin mars në Britani dhe Skripalët i kanë mbijetuar.
    Korobov thuhet se është përballur me kritika nga zyrtarët rusë për dështimin e operacionit.

    Sulmi dyshohet se është kryer nga Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, të dy të identifikuar nga autoritetet britanike si operativë të GRU-së. /rel

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark