×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vdes shkrimtari i madh botëror Milan Kundera

    Insajderi
    12 July 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka ndërruar jetë në moshën 94- vjeçari shkrimtari i madh botëror me prejardhje çeke, Milan Kundera.

    Milan Kundera, një shkrimtar me origjinë çeke, i cili tërhoqi vëmendjen ndaj shtypjes kulturore dhe politike të Evropës Qendrore nën sundimin komunist, duke shkruar romane të errëta komike që përzienin spekulimet filozofike rreth kiçit, kritikat e totalitarizmit dhe skenat ëndërrimtare të engjëjve të qeshur dhe orgjive pa pasion.

    Romanet kryesore të tij janë “Shakaja”, “Përjetësia”, “Lehtësia e papërballueshme e qenies”, “Ngadalësia”, “Valsi i lamtumirës”, “Identiteti”, “Mosdija” etj. Kundera shquhet edhe për librat e tij eseistikë, si “Testamentet e tradhëtuara”, “Mbi romanin” etj.

    Ai vdiq më 11 korrik në Paris, sipas Bibliotekës Shtetërore Moraviane në qytetin e tij të lindjes, Brno. Ai ishte 94 vjeç.

    Kundera vdiq në banesën e tij në Paris, tha Anna Mrazova, zëdhënësja e Bibliotekës Moraviane, e cila përmban të gjithë arkivin e tij pas dhurimit të tij në vitin 2020. “Është një humbje e madhe”, u shpreh ajo.

    Ministria çeke e Kulturës dhe kryeministri Petr Fiala konfirmuan vdekjen e tij.

    Duke shkruar në ish Çekosllovaki dhe në Francë më vonë ku kishte jetuar që nga viti 1975, kishte adoptuar frëngjishten si gjuhën e tij kryesore.

    Kundera hartoi tregime, drama, ese dhe romane të rrëshqitshme dhe eliptike. Ai ishte djali i një pianisti koncertesh.

    Ndër të tjera, ai i përshkroi romanet e tij si simfoni polifonike, vepra që përzienin tone dhe stile të ndryshme – fabula, ese, reflektim autobiografik – për të eksploruar natyrën e identitetit ose të vdekshmërisë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark