×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes vëllai i Nasim Haradinajt

    Insajderi
    02 March 2023 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur Agron Haradinaj, vëllau i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj u shpreh i pikëlluar derisa iu shprehu ngushëllime familjarëve për largimin nga jeta të Agronit.

    Ish-kryeministri tha se Agroni vuante nga një sëmundje e rëndë.

    “Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit”,

    Agroni ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavi.

    Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohen. U prehsh në paqe, Agron!“, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark