×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Veç je femër se ta kisha kallxu vendin”, Musliu thotë se u kërcënua nga shoferi i ministrit

    Insajderi
    13 July 2023 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se para një kohe është kërcënuar nga shoferi i ministrit Elbert Krasniqit.

    Ajo tha se tentoi ta incizonte një veturë të ndezur pasi më herët LVV-ja i ka akuzuar për veturat e ndezura kur nuk ishin në lëvizje.

    Musliu tha se ia ka dorëzuar kryeparlamentarit Glauk Konjufcës numrat e targave të veturës së atij shoferi.

    Pas kësaj, tha se Konjufca i ka treguar se është shoferi i ministrit Elbert Krasniqi.

    ”Në provokohemi nga shoferet e ministrave. Mua më ka ndodhur duke hyrë në sallën plenare, e kam incizu një nga makinat dhe ka dalë një shofer i ministrit ka thënë veç je femër se ta kisha kallxu vendin. Thash hajde kur dush, ia kam dërgu me numra Glauk Konjfuca, shoferi ka qenë i Elbert Krasniqi”, tha ajo në Pressing të T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark