×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca e shkarkon Garcian pas rezultateve të dobëta

    Insajderi
    22 March 2022 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë është konfirmuar përfundimisht. Trajneri Luis Garcia Plaza është shkarkuar nga stoli i Real Mallorca, për shkak të rezultateve negative.

    Për më tepër, duket se personi i zgjedhur për të marrë frenat e projektit Balearic do të ishte një njohës i vjetër i futbollit Javier Aguirre.

    “Luis Garcia Plaza nuk është më trajner i RCD Mallorca. Klubi i uron atij fat të mirë dhe e falënderon për të gjithë punën që ka bërë deri më sot.

    Luis Garcia Plaza ishte trajneri  i cili e ngjiti ekipin në La Liga sezonin e kaluar, duke arritur 82 pikë, një shifër rekord në historinë e klubit” , thuhet në deklaratën zyrtare të skuadrës ku luan Vedat Muriqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark