Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folur lidhur me shkarkimin nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, sa ishte pjesë e Qeverisë Kurti.
Veliu ka thënë se asaj kohe asnjë takim privat e as bisedë nuk kishte pasur me presidentin e atëheshëm, Hashim Thaçi për çka Kurti e kishte akuzuar për dakordim mes tyre për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
‘’Asnjë takim personal e privat nuk e kam pasë me Thaçin. Në përjashtim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit bashkë me kryeministrin e Kosovës. Në atë mbledhje është diskutu situata e sigurisë, për COVID-19. Për shkak të punëve, nuk e kam lexuar as deklaratën e Mustafës e le më takim me Thaçin që të koordinoj diçka të tillë. Kam mendu që ndoshta do të ishte më mirë që të mobilizohemi si është më së miri’’, tha Veliu në TV Dukagjini