Insajderi
Botë

Vëllai i presidentit Obama do të votojë për Trump

Insajderi
24 July 2016 - 20:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Donald Trump ka fituar më shumë simpati në garën për president, pasi u bë e ditur se gjysmë-vëllai i Barack Obamës do të votojë për të.

Malik Obama, tha për New York Post se “më pëlqen Donald Trump për shkak se ai flet nga zemra… Ta bëjmë Amerikën përsëri një slogan i mahnitshëm. Do të dëshiroja ta takojë atë”.

Gazeta tha se Malik Obama kishte folur me vëllain e tij një vit më parë dhe ishte zhgënjyer me të, për shkak se ai nuk e kishte ndihmuar atë në politikë kur kishte garuar për guvernator në qarkun Siaya në Kenia më 2013.

Duke folur nga shtëpia e tij në fshatin kenian Kogelo, Obama, 58 vjeç, një demokrat i kahmotshëm, tha se zhgënjimi i thellë me vëllain e tij ka bërë që ai të ndryshojë parti.

Madje, këtij lajmi i është gëzuar edhe vetë Trump, i cili në një postim në Twitter e bëri të ditur lajmin se gjysmë-vëllai i Barack Obamës do të votojë për të. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark