×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vend për 700 vetura, dyqane, galeri e amfiteatër: Kështu duket parking nëntokësor i Prishtinës që hapet sot, këto janë çmimet

    Insajderi
    11 November 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës sot do të bëj hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik.

    Çmimet në parking variojnë nga një euro për një orë, tetë euro për nëntë orë e 15 euro për 12 deri në 24 orë.

    Ani se shumë qytetarë u shprehën të pakënaqur me çmimet e prezantuara, Komuna e Prishtinës ka thënë se ky parking është i ndërtuar në bazë të partneritetit publiko-privat dhe se përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut.

    Do të ketë galeri të hapur, amfiteatër, kthina të vogla për shërbime komunale, 500 metra katrorë hapësirë komerciale që do të vendoset në katin zero.

    Në total do të jenë 700 vendparkime, 600 standarde, 41 parkingje dhe mundësi për karikim të veturave elektronike, 26 për motoçikleta, 33 për persona me nevoja të veçanta. Hapësira do të jetë me ujitje automatike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark