×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Vendim skandaloz, arbitrar e i pa ligjshëm”, Sokol Xhafa flet pasi KRU ‘Prishtina’ e liroi nga pozita

    Insajderi
    03 January 2024 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 29 dhjetor të 2023-tës, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’ ka marrë vendim që ta lirojë nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU ‘Prishtina’, Sokol Xhafën.

    Në vendimin e KRU ‘Prishtina’ thuhet se njëra prej arsyeve të lirimit nga detyra e Sokol Xhafës është vlera e lartë e manganit në liqenin e Badovcit, pasi sipas tyre Xhafa propozoi “zgjidhje imagjinare dhe të pamundura teknikisht”.

    Tutje Xhafa nuk ka treguar përformancën e duhur dhe mosveprimet e tij kanë ndikuar që ndërmarrja të ketë ngecje, thuhet në vendimin për shkarkimin e tij.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me ish Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit Teknik në KRU ‘Prishtina’, Sokol Xhafën, i cili e ka quajtur vendim skandaloz dhe të pa ligjshëm, lirimin e tij nga kjo pozitë.

    Sigurisht vendimi është skandaloz, arbitrar e i pa ligjshëm, dhe të gjitha pikat që janë listuar do ti kundërshtoj me fakte e argumente. E vërteta është krejt ndryshe”, tha Xhafa në një prononcim për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark