Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më
30.08.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e Kosovës dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
1. I ka miratuar Propozicionet dhe Rregulloren e Garave për edicionin 2023/24.
2. E ka miratuar Rregulloren e Komisionit të Garave të FBK-së.
3. E ka miratuar Rregulloren për Kalim dhe Regjistrim në FBK.
4. E ka miratuar Rregulloren Disiplinore të FBK-së.
5. E ka miratuar Rregulloren e Marketingut të FBK-së.
6. E ka miratuar Rregulloren për Financa në FBK.
7. E ka miratuar Rregulloren për Licencim dhe Garim në FBK.
8. E ka miratuar Rregulloren mbi Punën e Komisionit të Arbitrazhit të FBKsë.
9. E ka miratuar Rregulloren mbi të Drejtat dhe Transmetimet AudioVizuale të FBK-së.
10. E ka miratuar Doracakun për Shfrytëzimin e Hapësirave Reklamuese
11. I ka miratuar Kalendarët e Garave për edicionin e ri 2023/24.
12. E ka miratuar kërkesën e KB Llapi për inkuadrim në Ligën e Dytë të
Meshkujve.
13. E ka miratuar kërkesën e KB KEKU për inkuadrim në Ligën e Dytë të
Meshkujve.
14. E ka miratuar kërkesën e KB AS Prishtina për rikthim në Ligën e Parë të
Meshkujve pas largimit të KB Prishtina e Re me plotësimin e kritereve të
përcaktuara nga Bordi i FBK-së për plotësimin e një vendi vakant në këtë
Ligë.
15. E ka refuzuar kërkesën e KBF Peja 03 për zgjerim të formatit të Superkupës së Femrave për këtë edicion
16. E ka refuzuar kërkesën e KB Happy Dukagjini për inkuadrim në Ligën e
Parë të Meshkujve pas mos-plotësimit të kritereve të përcaktuara nga
Bordi i FBK-së.
17. Ka vendosur që klubet e Superligës së Meshkujve dhe Superligës së
Femrave që ende nuk i kanë plotësuar Kriteret për Licencim dhe Garim
për edicionin e ri ta bëjnë këtë jo më larg se data 04 shtator. Pas kësaj
date nuk do të ketë më afat shtesë nga Bordi i FBK-së.
18. Ka vendosur që klubet e Ligës së Parë të Meshkujve dhe Ligës së Parë të
Femrave që ende nuk i kanë plotësuar Kriteret për Licencim dhe Garim
për edicionin e ri ta bëjnë këtë jo më larg se data 08 shtator. Pas kësaj
date nuk do të ketë më afat shtesë nga Bordi i FBK-së.
19. Ka vendosur që konkursi për organizim të Superkupës së Meshkujve dhe
Superkupës së Femrave të hapet nga data 31 gusht deri më 06 shtator..
20. Ka vendosur që klubeve të Superligës së Meshkujve konform Rregullores
Mbi të Drejtat dhe Transmetimet audio-vizuale nga fondi i pjesëmarrjes
tu ndajë vlerën nga 3,000.00 (tre mijë) Euro. Klubet që kanë obligime
ndaj FBK-së do tu zbatohet menjëherë kjo shumë.