×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vendimi i Gjykatës kundër padisë së imamit Goga, deklarohet avokati Lekë Morina

    Insajderi
    23 January 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar në tërësi padinë për shpifje dhe fyerje, të Kryeimamit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga, ndaj gazetarit Visar Duriqi, portalit “Express” dhe Gazetës “Zëri”.

    Për vendimin e gjykatës është deklaruar edhe avokati i Duriqit, Lekë Morina, i cili thotë se kjo betejë e nisur që 10 vite, konfirmon se kërkesa e Gogës ishte padi abuzive dhe e pa bazuar.

    “Pas një beteje 10-vjeçare ligjore, Gjykata Themelore në Prishtinë e konfirmoi qëndrimin tonë se padia e paditësit Enes Goga, me të cilën ka kërkuar kompensimin e dëmit për shkak të shpifjes dhe fyerjes, është padi abuzive dhe qartazi e pabazuar”, shkroi ai në Facebook.

    Avokati theksoi se ma padinë e kryeimamit Goga ishin atakuar më shumë se 10 artikuj të gazetarëve.

    Megjithëse Gjykata nuk konstatoi shprehimisht se kjo është padi SLAPP, përfundimi i saj në këtë proces, me të cilin ishin atakuar më shumë se 10 artikuj të gazetave dhe gazetarëve, e ka dëshmuar qëllimin e inicimit të këtij kontesti – frenimin e gazetarëve nga raportimi i çështjeve me interes publik🏆📜”, u shpreh ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark