×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vendimi i ri i ARBK-së, drejtori i informacionit në Klan Kosova e çon “gishtin e mesëm”

    Insajderi
    22 June 2023 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vendim i ri sot nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës ka anuluar vendimin e një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova Sh.P.K.

    Ky anulim ngjalli reagime të shumta. Edhe drejtor i Informacionit në televizionin e njohur “Klan Kosova”, Gazmend Syla shprehi ‘mllefin’ e tij.

    Ai përmes një statusi zgjodhi që reagimin ta bëj vetëm me një ’emoji’ atë të gishtit të mesëm.

    Kujtojmë se në më pak se 24 orë, pas shfuqizimit të vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ARBK-ja ka marrë vendim që ta shfuqizojë vendimin e djeshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark