×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vendimi i ri i Kurtit – Avni Zogianit e Resul Makreshit iu ndryshohen dikasteret

    Insajderi
    16 November 2023 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy zëvendësministrave të Qeverisë Kurti iu janë ndryshuar dikasteret. Avni Zogiani dhe Resul Makreshi do të kenë pozita të reja në ekzekutiv, shkruan Insajderi.

    Nga nesër Zogiani do të jetë zëvendësministër i Financave ndërsa Makreshi zëvendësministër në MINT.

    Kjo është bërë e ditur përmes komunikatës të lëshuar për media nga Zyra e Kryeministrit.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre”, thuhet në njoftim.

    “Ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërsa, ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, sqaron kryeministria.

    Në komunikatë nuk është bërë e ditur pse është bërë ky ndryshim./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark