×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vendimi i ri i qeverisë – stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë

    Insajderi
    20 July 2022 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për pagë shtesë prej 10 përqind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën korrik-dhjetor 2022.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e qeverisë tha se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro.

    “Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë që mbështetja duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, mbështetja që ka qenë 10 përqind mbi pagën bazë sepse e konsiderojmë të nevojshme të ketë staf të motivuar në luftën kundër COVID-19. Në lidhje me këtë parashihet të ndahen mjete në shumën 5.5 milionë euro nënprogrami i Ringjalljes Ekonomike. Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësor ju ftoj ta votoni këtë propozim-vendim”, tha Murati.

    Kabineti qeveritar me shumicë votash miratoi propozim-vendimin e MF-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark