×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vendimi për Manastirin e Deçanit, zyrtarja e KiE: Sinjal se Kosova është gati për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës

    Insajderi
    20 March 2024 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennesy, e cila këto dite ka filluar detyrën në këtë pozitë, ka qëndruar për vizitë sot në Kosovë dhe është takuar me zëvendësministrin e Jashtëm, Kreshnik Ahmetin.

    Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës thuhet se Hennesey shprehu përgëzimin për institucionet e Kosovës për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat e Manastirit të Deçanit, duke shtuar se ky është sinjal dhe mesazh i fuqishëm që Kosova është e gatshme t’i bashkohet Këshillit të Evropës, si institucion i cili ndër të tjerash ka fushëveprim edhe sundimin e ligjit.

    Tutje, Hennesey ofroi gatishmërinë e saj për bashkëpunim të plotë dhe shtyrjen përpara të projekteve konkrete e që janë në fushëveprim dhe mandat të kësaj zyre.

    Ahmeti, më tej duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës, njoftoi në lidhje me hapat pozitive që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në plotësimin e para kushteve të ngritura nga raportuesit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark