×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vendimi për naftën – Berjani: Ka gabime në kalkulim të çmimit, por të respektohet vendimi i qeverisë

    Insajderi
    27 June 2022 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përkundër që Ministria e Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sot vendimin me të cilin ka përcaktuar tavanin maksimal të çmimeve për karburante për 24 orët e ardhshme, naftëtarët ende nuk janë duke përfillur këtë vendim për t’i ulur çmimet.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani për të kuptuar qëndrimin e tyre. Ai tha se vendimi po respektohet ndërkohë që u shpreh se ka gabime në kalkulimin e çmimeve por që presin të përmirësohet.

    “Vendim i qeverisë duhet të respektohet dhe është duke u respektuar. Por vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit. Shpresojmë që në ditët në vijim të përmirësohet”, tha Berjani.

    Në anën tjetër, inspektorët e Tregut ndodhen në terren qysh nga orët e hershme të mëngjesit.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zyrtarja, Lindita Rashiti derisa theksoi se numri i inspektorëve është i vogël.

    “Inspektorët janë në terren, edhe pse e kemi një staf me numër të vogël të inspektorëve por sidoqoftë janë në terren, po bashkëpunojnë me inspektorat e ATK-së, ata ende nuk janë kthyer nga terreni”, tha Rashiti për Insajderin.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar vendimin të hënën para orës 10:00 për 24 orët e ardhshme çmimin maksimal të lejuar të produktit, dizel është 1.85 euro centë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.74 euro centë për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është: 0.78 euro centë për litër.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark