×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidentja Osmani nga siptali e merr këtë vendim

    Insajderi
    03 November 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar sot 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK)

    “Emërimi për mandat dy vjeçar i anëtarëve të KKK-së, është rezultat i një procesi të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre nga Presidentja e Republikës”, thuhet në njoftimin për media.

    Bazuar në Rregulloren e KKK-së, brenda tridhjetë ditëve pas emërimit të anëtarëve të rinj, Këshilli e mban takimin e vet konstituiv, i cili do të kryesohet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe nga radhët e tij zgjedh kryesinë e Këshillit.

    KKK-jabpërbëhet nga njëzeteshtatë anëtarë, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës, siç është përcaktuar me nenin 12 (6) të Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës, që përfshinë:

    · nga dy (2) përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat

    · nga tre (3) përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk,

    · pesë (5) përfaqësues të komunitetit serb,

    · një (1) përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentes;

    · tre (3) përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet.

    Këshilli Konsultativ për Komunitete ka për qëllim sigurimin e mekanizmit për shkëmbimin e mendimeve në mes të komuniteteve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. KKK-ja u ndihmon komuniteteve dhe bën artikulimin e qëndrimeve të komuniteteve joshumicë dhe përfaqësuesve të tyre kur janë ne pyetje legjislacioni, politikat publike dhe programet më rendësi të veçantë për komunitetet.

    Gjithashtu, ky Këshill siguron forumin për koordinim dhe këshilla në mes të komuniteteve dhe siguron funksionimin organizativ të cilat i përfaqësojnë komunitetet në bazë të Rregullores, e cila është miratuar nga ana e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

    Ndryshe, Presidentja e vendit Vjosa Osmani për heqjen e tëmthit mbrëmë iu drejtua një spitali privat. Ajo kreu këtë intervenim në spitalin “Aloka” i cili është në pronësi të kirurgut Halit Maloku.

    Zyra e Presidentes ndonëse nuk tregoi se cili mjek ka qenë operator në rastin e Osmanit, e ka konfirmuar se mbrëmë është kryer intervenimi.

    “Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në njoftim.

    Pas këtij njoftimi, Zyra e Presidentes nuk ka bërë ndonjë njoftim tjetër se ajo është i është kthyer punës.

    Përpos që ka njoftuar se ajo e ka marrë vendimin për emërimin e 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK).

    Kujtojmë se për Osmanin është raportuar po ashtu para disa muajsh se kishte kryer një intervenim për zvogëlimin e lukthit apo “gastric sleeve” në një spital në Turqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark