×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vendos gjykata – edhe dy muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

    Insajderi
    24 October 2023 - 11:34
    Sulmi ne Basnjske Insajderi.org
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq për sulmim terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.

    Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark