×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Vendos Skenderaji – Sami Lushtaku skalitet në bronz, kjo është arsyeja pse ai është pjesë e përmendores

    Insajderi
    13 October 2022 - 13:47

    Ish-komandanti që udhëhoqi me Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, do të ketë një përmendore për veten në të gjallë të tij.

    Në shtatore do të kthehet kjo fotografi e themelueseve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Prellovc.

    Krah ish-kryetarit, njëkohësisht nënkryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, do të jetë edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, komandanti Hamëz Jashari, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura.

    Lajmin për Insajderin e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Skenderajt.

    Ky projekt është planifikuar të filloj vitin e ardhshëm (2023).

    Është një fotografi ku janë në fshatin Prellovc, tek shkëmbi i Prellovcit. Në atë foto është Komandanti legjendar Adem Jashari, Hamez Jashari, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura. Në të njëjtin vend ka me u ba skalit në broz në të njëjtin pozicion qysh janë kanë këta. Planifikohet me fillu vitin e ardhshëm sapo të përfundojnë procedurat, sepse duhet me shku me proceduar të prokurimit”, tha Amir Lushtaku, zëdhënës për media në Skenderaj.

    Për këtë përmendore është planifikuar buxhet prej 50 mijë eurosh. Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin ku shihet shuma.

    Kuvendi Komunal i Skenderajt me 27 shtator ka miratuar buxhetin për vitin 2023. Buxheti në total është 16 milionë euro e 291 mijë e 891 euro./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark