×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​Vendoset – kjo është data e fundit kur ambasadori Berishaj duhet të jap dëshminë e tij para Komisioni Hetimor

    Insajderi
    11 November 2022 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse ambasadori Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ftuar që sot të jepte dëshminë e tij para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, ai përmes një shkrese kishte kërkuar kohë që deri më 29 apo 30 nëntor të mos ftohej për intervistim për shkak të angazhimeve. E duke i konsideruar si të vona datat e propozuara Komisioni i dha mundësi ambasadorit, Berishaj që deri më 20 nëntor të gjej një mundësi për intervistim.

    Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj lexoi një pjesë të kërkesës së ambasadorit Berishaj për shtyrje të intervistimit të tij me arsyetime se ka takime diplomatike gjatë ditës së sotme kur ishte paraparë të jepte dëshminë e tij.

    “Pasi paraprakisht kam caktuar takime me ambadadorin austriak dhe gjerman e që përputhet me datën 11.11.2022 dhe datën 12, e kam konfirmuar takimin me ministrin e Ekonomisë së Kroacisë Dabor Filipoviq lidhur me Forumin Ekonomik Kroaci-Kosovë që do mbahet në javën e dytë të janarit në Prishtinë. Propozoj dhe njëherit iu lus mirësisht që të ma mundësoni të bëjë këtë dëshmi më datën 29. 11 apo 30.11.2022 apo kur do ta caktoni ndonjë datë tjetër”, theksoi ai.

    Selmanaj propozoi që deri më 20 nëntor ambasadori, Martin Berishaj të zgjedh se kur mund ta jap dëshminw e tij, pasi datat që ky i fundit i kishte propozuar janë të vona për shkak edhe të mandatit të vetë Komisionit.

    “Datat që i ka propozuar megjithatë ka lënë mundësi që ta caktojmë ndonjë datë tjetër, por datat e propozuara janë shumë vonë, neve mandati si Komision na përfundon më 4 dhjetor. Data 29.11 apo 30.11 mendoj se është shumë vonë. Propozimi im është që ne t’i lëmë mundësi zotëri Berishaj që të zgjedh deri më datën 20 nëntor prej sot deri më 20 nëntor të vlerësoj ai se cilat data i përshtaten”, tha Selmanaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark