×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vendoset – të enjten mbahen dy seanca të Kuvendit

    Insajderi
    19 September 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për mbajtjen e dy seancave për këtë të enjte, shkruan Insajderi.

    Njëra prej tyre do të jetë vazhdim i debatit parlamentar për grevat dhe tjetra vazhdim i seancës së muajit gusht, ku janë në rend të ditës disa projektligje.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Qeveria e Kosovës u kritikua për vazhdimin e grevës nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

    Ai u shpreh kritik edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti për përmendjen e sërishme të luftës. “Në Kosovë kemi NATO-n, Kurti me këto deklarata po dëshiron me tërhek vëmendjen nga dështimet”, tha ai.

    Për “kornizën e re të dialogut”, Tahiri tha se marrëveshja finale duhet të ketë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Sa i përkët “kornizës së re të dialogu” nuk pranoi të përgjigjet deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi. Megjithatë theksoi se njohja reciproke është thelbi i marrëveshjes finale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark