×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Agnus Dei interpretohet ne sallën e njohur të koncerteve në Turqi

    Insajderi
    18 February 2016 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vepra korale “Agnus Dei” e kompozitorit Memli Kelmendi me datën 22 shkurt 2016 do të interpretohet në Stamboll në sallën e njohur koncertale “Bağlarbaşı Kültür ve Kongre Merkezi’nde”.

    Po ashtu, me datën 27 shkurt 2016, vepra do të interpretohet edhe  në “Gazi Üniversitesi Konser Salonu”  në Ankara

    Kompozitori Kelmendi ka thënë se ofertën nga Turqia e ka pritur me entuziazëm të madh.

    “Në momentin kur unë veç jam në kontakt me shumë dirigjent ndërkombëtar nga bota, na doli befasuese kjo ofertë nga Turqia, të cilën unë padyshim e prita me entuziazëm të madh”, ka thënë ai

    Muajt e ardhshëm kjo vepër do të interpretohet edhe në disa vende të tjera të botës./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark