×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Veprat e akademikut Shyqri Nimani, koleksion i rrallë në GKK

    Insajderi
    04 July 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përkujtim të kontributit të jashtëzakonshëm të akademikut Shyqri Nimani në botën e artit dhe kulturës, Galeria Kombëtare e Kosovës po shfaqë një përzgjedhje të veprave të tij nga arkivi dhe koleksioni i GKK-së.

    Ju ftojmë të vizitoni këtë kënd të veçantë që shpalosë trashëgiminë e shquar të një vizionari të vërtetë që i kushtoi 10 vite GKK-së si drejtori i saj i parë.

    Shyqri Nimani (1941-2023) ishte piktor, dizenjues grafik dhe pedagog shqiptar. Është i mirënjohur nëpër hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

    Ai ishte profesor i rregullt në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Në vitet 1976 – 1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i qeverisë japoneze për hulumtim artistik. Në vitet 1979 – 1989 ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës. Ka qenë dekan i Fakultetit të Arteve nga viti 1991 – 1994. Merrej me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark