Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, pati një mbrëmje frustruese kundër Las Palmas të shtunën.
Polaku humbi disa raste në pjesën e parë.
Lewandowski, sidoqoftë, bëri një veprim të çuditshëm.
Në më pak se 10 minuta të mbetura të ndeshjes, ndihmës-trajneri i Barcelonës, Oscar Hernandez, inkuadroi sulmuesin brazilian Vitor Roquen.
Megjithatë, Lewandowski hezitoi të largohej nga fusha dhe përfundimisht u ndëshkua.
Kjo duket se ishte një veprim taktizues i polakut veteran, në mënyrë që të mungojë në ndeshjen kundër Cadizit pas kartonave të akumuluar, meqë Barcelona ndeshjen pas Cadizit do ta zhvillojë me Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’. /Insajderi.org/