Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme në kuadër të garës më prestigjioze evropiane në futboll, Liga e Kampionëve.
Kryendeshja e sontme u zhvillua në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Bayern Munichut.
Bayern Munichu e dominoi plotësisht skuadrën vendase duke arritur një fitore bindëse me rezultat, 0:3.
Muller (’33) dhe dy golat e Lewandowskit (’56,’85) ia dhuruan fitoren sonte skuadrës nga Mynihu.
Në pjesën e dytë, Jordi Alba u largua nga loja prej trajnerit Ronald Koeman.
Ndërkaq, veprimi i mbrojtësit spanjoll – zhgënjyes – në bankën rezervë u bë viral në rrjetet sociale.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin E, ku bavarezët janë liderë me tri pikë, derisa Barcelona e fundit pa pikë, kurse Dinamo Kievi në vendin e dytë me tri pikë (pas fitores 1:0 ndaj Benficës) sonte.
https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1437876744522977288/photo/1