![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare, kandidati për deputet i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka premtuar hapjen e një fabrike të kërpudhave në Lipjan dhe ka njoftuar për hapjen e konkursit për punëtor nga kjo kompani.
Pacolli ka shfrytëzuar ditët e fushatës elektorale në vend për të njoftuar lidhur me hapjen e konkursit për punëtor nga kompania e cila udhëhiqet prej njerëzve të Aleancës Kosova e Re.
“Fabrika do te hapet, fabrika do te punoje, fabrika do te punesoj qytetare te ketij vendi i pengoj apo jo dashakqinjeve”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se procesi i konkursit do të përfundojë me punësimin e “shumë qytetarëve”.
“Konkursi eshte hapur dhe po shkon per mrekulli, interesimi eshte i madh dhe ky proces do te perfundoj me punesimim e shume qytetareve te vendit tone”, ka thënë Pacolli.