×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Veprimtari ilegale në kundërshtim me ligjin”- Policia me bastisje në objektet e strukturave paralele serbe në Pejë e Istog

    Insajderi
    02 February 2024 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osojan të Istogut.

    Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, për Gazetën Insajderi i cili ka thënë se aksioni ka të bëjë me dyshimin se po kryhen veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin.

    “Aktualisht Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion në disa lokacione me kompetencën e Prokurorisë së Pejës dhe aktualisht bashkë me Policinë e Kosovës aksioni është duke u zhvilluar. Pas përfundimit të aksionit, do të ju njoftojmë për gjetjet. Kjo po bëhet lidhur me dyshimin se ka veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin”, tha Nikqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark