×
  • Lajme
  • Insajderi

    Veriu i Kosovës ende në barrikada, serbët i mbyllin shkollat fillore dhe të mesme

    Insajderi
    12 December 2022 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mbrëmë paralajmëroi se do jetë një natë e vështirë në Mitrovicën veriore.

    Mirëpo, nata në veri të Kosovës ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident, ndonëse barrikadat nuk janë hequr ende, përcjell Insajderi.

    Mediat serbe raporton se shkollat fillore dhe të mesme në veri nga sot nuk do të punojnë. Kjo për shkak të arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka bërë të ditur se është krijuar Shtabi i Krizave i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.

    Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor, si dhe të respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark