×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Veriu i ‘nxehtë’, tri shtete sollën ushtarë në Kosovë

    Insajderi
    12 October 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca-Veri Atlantike, ka shtuar praninë e saj në Kosovë dhe se po mbikëqyr me kujdes situatën aty.

    Kjo në kontekstin e ngjarjes së 24 shtatorit kur në Banjskë të Zveçanit një grup i armatosur, që u shpall terrorist, sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku e plagosur policin Alban Rashiti.

    Qeveria e Kosovës, akuzon Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi, por Beogradi mohon gjithçka.

    “NATO ka një histori e përgjegjësi në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë në veçanti, dhe ne e marrin këtë shumë seriozisht. Tani ne kemi rritur praninë tonë me qindra trupa në Kosovë. Me batalione nga Rumania, Bullgaria e Mbretëria e Bashkuar. Ka një situatë të tensionuar dhe të vëahtirë që ne po e ndjekim me kujdes. Kemi rritur praninë tonë sidomos në veri (të Kosovës)”, tha Stoltenberg, në konferencën për media që e mbajti të enjten në Bruksel.

    Në kryeqytetin evropian ku e ka selinë NATO-ja, të mërkurën dhe të enjeten u mbajt takimi i ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të Aleancës. Stoltenberg, bëri thirrje që Kosova e Serbia menjëherë t’i kthehen dialogut.

    “Beogradi dhe Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi, që të përmbahen nga veprimet destabilizuese dhe të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo është mënyra e vetme për paqen e qëndrueshme në Kosovë”, shtoi Stoltenberg.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark