×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vërshimet, dëmet, strehimi familjeve- Nura tregon se a premtoi Kurti ndihmë për Skënderajn

    Insajderi
    23 January 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vërshimet që ndodhën javën që lamë pas shkaktuan dëme të mëdha. Një ndër komunat me të prekura është ajo e Skenderajt.

    Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se gjendja vazhdon të jetë e rëndë.

    Nura ka theksuar se shqetësim mbeten reshjet e shiut që kanë nisur edhe sot, pasi do ta vështirësojnë gjendjen.

    Gjendja në Skenderaj është shumë e rëndë pas vërshimeve ka dëme shumë të mëdha në prona publike , në shtëpia, ekonomi familjare, bujqësi, biznese jemi ende në terren duke punuar. Sot shiu ka filluar, sipas Institut do të ketë edhe nesër shi kjo është shqetësuese“, deklaroi Nura për Insajderin.

    Nura tha se dëmet janë mbi 10 milionë euro, ndërsa tregoi se gjatë takimit që ka mbajtur dje me Kurtin, kryeministri i ka premtuar se Qeveria do t’iu dal në ndihmë.

    Ne nuk kemi kapacitet me i mbulu këto, Kurti është zotuar dje që ka me na dal në ndihmë. Sot u publikua fondacioni për ndihmë, shpresoj që sado pak t’i sanojmë këto dëme. Pesë familje janë strehuar në institucionet tona, ndërsa të tjerat të farefisi e të afërmit solidar. Kjo pjesë nuk ka qenë aspak problematike“, pohoi Nura.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe vërshime e përmbytje, pritet të vazhdojnë deri më 25 janar.

    Megjithatë, nga ky institut është paralajmëruar se nesër do të ketë reshje shiu në tërë vendin, të cilat mund të përkeqësojnë situatën në zonat e prekura nga vërshimet gjatë ditëve të kaluara.

    Komunat më të prekura nga vërshimet janë Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Zubin Potoku. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark