×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vërshimet mbulojnë edhe Podujevën, këto janë zonat më të prekura

    Insajderi
    19 January 2023 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar vërshime edhe në Komunën e Podujevës. Për gjendjen në këtë komunë ka reaguar kryetari Shpejtim Bulliqi.

    Sipas Bulliqit, zonat më të prekura janë Pakashtica, Kërpimehi, Letanci, Perani dhe Obrança.

    Bulliqi ka thënë se situate është aktualisht e menaxhueshme, por që mund të përkeqësohet.

    “Zonat më të prekuara janë; Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Situata është e menaxhueshme, por me tendencë të përkeqësimit për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut.  Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale, në mënyrë që përmes koordinimit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë kjo situate”, ka shkruar Bulliqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark