×
  • Sport
  • Sport

    “Versioni kamerunas i R9”, Kylian Mbappe ‘tallet’ me golin e babait të tij!

    Insajderi
    19 October 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të mërkurën (dje), Variétés Club de France, organizoi një ndeshje show kundër Team Calais. I pranishëm ishte edhe pensionisti shumë i ri i futbollit, Eden Hazard, si dhe Didier Deschamps dhe Laurent Blanc. 

    I nisur në një aksion nga Eden Hazard, babai i yllit francez, Wilfried Mbappé, mashtroi portierin kundërshtar, përpara se të shënonte golin e 6-të në favor të Variétés Club de France. 

    Në Twitter, Kylian Mbappé ka reaguar ndaj publikimit të BeIN Sport, “Vdiqa nga e qeshura”, ka shkruar francezi. “Versioni juaj kamerunas është gati,”- tha golashënuesi i PSG, duke identifikuar dhe krahasuar babain e tij me Ronaldo ‘Fenomenin’ brazilian. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark