×
  • Showbiz
  • Show

    Vesa Luma kritikon kolegët që pa leje po i këndojnë këngët e saj në koncerte: Çfarë keni…

    Insajderi
    06 August 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka tash e sa muaj që është rikthyer në Shqipëri nga Zelanda e Re.

    Vesa përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ka kritikuar disa kolegë të saj nga estrada të cilët po interpretojnë këngët hite të Vesës ndër vite, në koncertet e tyre.

    Interpretuesja e hitit “Jemi dhe s’jemi” u bëri apel këngëtarëve që minimumi të marrin leje nga ajo për interpretimin e këngëve të saj, dhe jo t’i këndojnë ato pa marrëveshje.

    Vesa Luma (Foto: Vesa Luma/Instagram)

    “More e kam një pyetje për ju kolegët e mi, sepse po e shoh që po më bëjnë shumë ‘tag’ (etiketim) nëpër postime në Instagram, po ju shoh duke kënduar këngët e mia në koncertet tuaja, a po ju doket e ndershme. Sepse ndërkohë jeni duke bërë nga 50 këngë në muaj, 200 këngë në vit. S’po kuptoj çka po merreni me këngët e mia një herë. Të paktën tregohuni zotërinj ose koleg nëse më cilësoni si të tillë dhe merrni leje, sepse me kënaqësi jua jap atë leje, por jo kështu sepse nuk bën”, ka thënë këngëtarja nga Prishtina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark