×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Edhe opozita është gëzuar që kemi fituar, shumë shpejt me Qeveri të re

    Insajderi
    12 June 2017 - 00:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka dalë në skenë në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë duke iu drejtuar masës që i ka thënë se u prezanton kryeministrin sipas tij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Por Veseli tha se për rezultatin e zgjedhjeve është gëzuar e gjithë Kosovë.

    “Edhe opozita është gëzuar që kemi fituar”, ka thënë Veseli para masës.

    Ai ka uruar Kosovën sipas tij për fitore në zgjedhje të ndershme duke treguar se “Kosova është vend i civilizuar”.

    “Ky është Fillimi i Ri. Fitorja e Fillimit të Ri është fitore e Kosovës, nuk është fitore e një partie, është fitore e Kosovës sonë perëndimore”, ka thënë Veseli./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark