×
  • Showbiz
  • Show

    Veshja e Lady Gagas në inaugurimin e Biden krahasohet me “Hunger Games”

    Insajderi
    20 January 2021 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lady Gaga sot (e mërkurë) këndoi himnin kombëtar në përurimin e Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

    34 vjeçarja dhe fituesja e ‘Grammy’ gjatë interpretimit mori vëmendje me dukjen e veçantë, fustanin blu të errët në pjesën e sipërme e të kombinuar me të kuq.

    Veshja e Gagas gjithashtu u kompletua me një palë doreza të zeza, e në pjesën e majtë mbante një pëllumb ngjyrë ari që simbolizonte paqen dhe unitetin.

    Ndërkohë, shumë fansa në Twitter kanë reaguar pas paraqitjes së saj duke bërë një krahasim me filmin “Hunger Games”.

    “Lady Gaga është veshur si Hunger Games”, ka thënë një ndjekës.

    Një tjetër shtoi, “Duke na dhënë një gjendje si Hunger Games”.

    “Zoti im, Lady Gaga duke filluar në Hunger Games”, bëri shaka një tjetër përdorues i Twitter.

    “Lady Gaga u bë virale dje si Princesha Leia nga Star Wars ndërsa tani për shkak të Hunger Games”, vazhdoi tjetri.

    “Interpretimi i himnit kombëtar për popullin amerikan është nder për mua. Unë do të këndojë gjatë një ceremonie, një tranzicioni, një moment ndryshimi. Për mua ka një kuptim të madh”, shkroi Gaga në Twitter.

    “Synimi im është të njoh të kaluarën tonë, të jem shërues për të tashmen dhe i pasionuar për një të ardhme ku ne punojmë së bashku me dashuri. Unë do të këndojë për të gjithë që jetojnë në këtë tokë. Me respekt dhe dashuri, Lady Gaga”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark