×
  • Showbiz
  • Show

    “Vet më thanë të debatoj me të”, Kristi zbulon “sekretin” e produksionit

    Insajderi
    02 March 2023 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Supozimet se produksioni i “Big Brother VIP Albania” i udhëzon banorët të veprojnë në bazë të skenarit të tyre duket se ditëve të fundit po argumentohet çdo herë e më shumë.

    Dje dy banore u skualifikuan nga loja, me arsyen se kanë përdorur dhunë verbale.

    Largimi i Ermionës dhe Evës solli edhe diskutime në shtëpi, veçanërisht ai i aktores, e cila kishte vetëm një javë që u bë pjesë e formatit.

    Ermiona-Big Brother

    Kjo e fundit debatoi fillimisht me Kristin për kërcimin që duhet të realizonin, si detyrë e dhënë nga “Vëllai i Madh”, në kuadër të spektaklit “Dancing With the Stars Big Brother Vip.” Në një diskutim me Oltën, Kristi e pranon me gojën e tij, se atij “iu tha” që të debatonte me Evën. 

    Eva-Big Brother

    Olta u tregua e shpejtë për të korrigjuar Kristin, që të mos flasë më shumë.

    Diskutimi:

    Kristi: Mua më vjen inat që the the që e bëra me dashje debatin.

    Olta: Po, sepse mund ta ndërprisje debatin. Nuk duhet ti shkoje te krevati.

    Olta Gixhari

    Kristi: Nuk dua të them detaje, se ti e di që disa gjëra nuk thuhen, që i themi me një kontekst tjetër. Mua mu tha që duhet të shkosh sa më shpejt te Eva, të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem.

    Olta: Jo të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem, kujdes!

    Krist Aliaj

    Kristi: Mos u kap te fjalët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark