×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetaksident me traktor në Malishevë – Një person i vdekur dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore

    Insajderi
    01 November 2023 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një vetaksidenti me traktor në Malishevë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Sipas Elezajt, ngaësi i traktorit dyshohet ta ketë humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. I lënduari është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,  ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark